Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur sot në hyrje të Lushnjës. Aksidenti është shënuar në “Rrugën e Palmave” pranë tregut të fruta perimeve. 45-vjeçari Gramoz Xhumari, i cili u përplas ditën e sotme në hyrje të Lushnjes nga një motoçikletë, për fat të keq ka ndërruar jetë.
I aksidentuari ka humbur jetën teksa po transportohej në Tiranë, për të marrë mjekim për dëmtimet e pësuara nga aksidenti. Sakaq, burimet bëjnë me dije se drejtuesi i motorit, Ledion Duro, është në gjendje kritike në Spitalin e Traumës.
Ledion Duro drejtuesi i motorit ka përplasur shtetasin Gramoz Xhumari, 45-vjeç nga Karbunare. 45-vjeçari i ka prerë rrugën drejtuesit të motorit, ku ky i fundit dhe pse ka frenuar, nuk e ka shmangur dot përplasjen.

