Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 24.06.2023, në një hotel në rrugën “Shemsi Haka”, është gjetur shtetasja e mitur 14-vjeçare, e cila ishte shpallur në kërkim nga DVP Fier, për largim nga banesa.
14-vjeçarja ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Prej 3 ditësh, familjarët e një vajze të mitur në Patos kishin dhënë alarmin në polici për zhdukjen e saj. E mitura, nxënëse e klasës së tetë ishte larguar me një valixhe nga shtëpia. Sipas prindërve, vajza ishte parë për herë të fundit në terminalin e Fierit ku është larguar drejt Tiranës.
Prindërit Artjan dhe Luiza Metaj bënë apel njëzëri që vajza të kthehet sa me parë në shtëpi. Ata kanë bërë denoncim në Komisariatin e Policisë Patos dhe kanë kërkuar ndihmën e uniformave blu për ta gjetur.

