Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, pritet të dalë të hënën përpara Gjykatës së Posaçme, aty ku do t’i komunikohet masa e sigurisë. Ai akuzohet për “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë, ose i të zgjedhurve vendorë”. Po të hënën pritet t’i komunikohet masa edhe shtetases Alma Kaçi, të cilën gjykata e la në “arrest në shtëpi”.
Aktualisht ish-kryetari i bashkisë po mbahet në qelitë e bllokut të sigurisë, aty ku u dërgua mbrëmjen e së shtunës, menjëherë pas arrestimit nga policia. Prokuroria e Posaçme po kryen verifikime mbi shantazhet që dyshohet t’i jenë bërë ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici.
Hetuesit e SPAK, kanë nisur verifikimet, për të zbuluar se kush fshihet pas këtij shantazhi të pretenduar nga ish-kryebashkiaku.
Gruaja Alma. K., që shfaqet në video, ka thënë se në zyrë me Gjicin ka shkuar vetëm dy herë dhe pranoi seks oral me dëshirë, pasi mendonte se partneri e donte. Alma ka thënë se herën e parë që shkoi në zyrën e Gjicit, i ka prezantuar projektin për qentë dhe u ndje e ngacmuar seksualisht nga vetë ai.
Kur shkoi herën e dytë në zyrë, vendosi vetë të pranojë seks oral me kryebashkiakun, ndërsa kishte aktivizuar dhe aparatin e filmimit.

