Gjykata e Posaçme ka lënë ditën e sotme në burg ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, i cili ra në pranga pas video-skandalit, ku filmua duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e Bashkisë. Po ashtu, GJKKO ka konfirmuar masën ‘arrest shtëpie’ edhe për 40-vjeçaren Alma K., e cila ka kryer marrëdhënie me Gjicin dhe ishte ajo që filmoi aktin.
Ish-kryebashkiaku socialist i Kukësit, Safet Gjici, ra në pranga ditën e shtunë. Pavarësisht se fillimisht SPAK nisi hetimet kryesisht në lidhje me akuzën “Shpërdorim detyre” pas publikimit të videoskandalit, për Gjicin është rënduar akuza “Korrupsion pasiv” parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, pasi në videon e plotë të publikuar dilte në pah biseda e tij me gruan me të cilën kryente marrëdhënie, për një tender për sterilizimin e qenve.

