Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja është dënuar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me 1 vit shërbim prove për fshehje të pasurisë. Bëhet fjalë për 2 apartamente, 1 në Tiranë dhe 1 në Golem dhe një hua prej 10 mijë eurosh. Gjatë zhvillimit të seancës së sotme pranë GJKKO-së, Dedja ka thënë sa i takon shumës prej 10 mijë Euro që e ka marrë hua.
“Ja kam marrë kunatit dhe ai ka punuar në vitin 2000 dhe në ato vite nuk janë deklaruar të ardhurat nga emigracioni,”- ka thënë Dedja para trupës gjykuese.
Bashkim Dedja është i pari nga ish-gjyqtarët dhe ish-prokurorët e shkarkuar nga vettingu që dënohet nga Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit, ndërsa të tjerë ish-gjyqtarë dhe ish-prokurorë të shkarkuar janë ende nën hetim.

