Orët e mësimit në shkollën e mesme në Shupenze të Bulqizës u kthyen në moment ankthi e paniku për dhejtra nxënës e mësues.
Rreth orës 10 e 30, në korridore dhe nëpër klasa u përhap me shpejtësi një tym që dilte nga kaljadat.
Në pak minuta situate doli jashtë kontrollit pasi dhjetera nxënës shfaqën problem shëndetësore. Ata nxituan të dalin jashtë në oborr.
59 nxënës të ndihmuar nga mësuesit, banorët dhe prindërit u dërguan me urgjencë në spialin e Bulqizës. 16 prej tyre u shtruan në pavione e 12 të tjerë në spitalin e Peshkopisë. Vetëm një pej tyre që është më rëndë është transportuar me helikopter drejt Tiranës.
Mjekët thanë se pjesa më e madhe e fëmijëve janë në gjendje stabël .
Grupi hetimor dhe policia e Bulqizës shkuan pranë shkollës për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Paraprakisht dyshohet se tymi shpertheu për shkak se kaldaja nuk ishte provuar asnjëherë. Nga ana tjetër, oxhaqet nuk kanë funksionuar, duke bërë që tymi të kthehej mbrapsht e të mbulonte ambientin e brendshëm të shkollës.//sosnews.al

