Ky është automjeti i djegur i gjetur te Lapidari në Tapizës, që dyshohet se i përket atentatorëve të vrasjes së 29-vjeçarit Ramazan Sino, pak pas mesnatës së të hënës (4 korrik) në fshatin Larushk të Krujës.
Krimi ndodhi rreth orës 00:15, ndërsa makina tip Wolkswagen u gjet në flakë rreth orës 00:40.
Siç shihet në foto mjeti është shkrumbuar nga flakët.
Autorët që dyshohet se ishin 3 persona qëlluan me breshëri automatiku drejt kunatit të Gentian Bejtjas, 29-vjeçarit Ramazan Sino dhe dy djemve të tij të mitur.
Nga të shtënat humbi jetë 29-vjeçari dhe u plagosën 2 nipërit e tij, të moshës 13 e 10 vjeç që ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Gazetari Ervin Leka, raporton se Gentian Bejtja nuk ndodhej në banesë në momentin që mbërriti policia.
Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë ushtruar 3 kontrolle në 3 banesa si dhe kanë shoqëruar 3 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

