Vetëm përgjatë 12 orëve të fundit policia rrugore ka pezulluar 31 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara dhe përdorim alkooli.
Për shkak të disa aksidenteve të ndodhura së fundmi në kryeqytet policia rrugore organizoi disa pika kontrolli ndërsa sipas rrugorëve do të ndëshkohen të gjitha at të cilët
- drejtojnë automjetin nën efektin e akoolit apo në gjendje të dehur.
- qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara.
- nuk përdorin rripin e sigurimit.
- që përdorin celularin duke rejtuar automjetin.
- që shkjelin semaforin.
- apo që qarkullojnë pa kaskë mbrojtëse, apo pa kontroll teknik të mjetit, etj.
4 drejtues mjetesh u arrestuan pasi lëviznin me mkian në gjendje të dehur ndërsa 1 tjetër pa leje drejtimi. Krahas kësaj 12 leje drejtimi u pezulluan pasi shoferët lëviznin tej normave të lejuara të shpejtësisë ndërsa 19 të tjera për alkool.
Gjithashtu policia rrugore vendosi 41 masa administrative për mos vendosje të rriptit të sigurimit si dhe 19 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 14 për mos vendosje të kaskës mbrojtëse, 8 për shkelje të semaforit, 11 për mungesë kontrollit teknik, si dhe 15 masa te tjera te ndryshme.Gjatë aksionit u bllokuan 6 mjete për debi, 2 masa për xhama të errët.
