Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Librazhd. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Kthesa e Babjes”, aksi Elbasan Librazhd, një trajler ka dalë nga rruga.
Shkak dyshohet të jetë bërë moti i keq. Megjithatë, Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. Ndërsa deri më tani nuk ka raportime për persona të lënduar.

