Prokuria e Beratit ka kërkuar 15 vite burg për 46-vjeçarin Belul Kokollari, i cili akuzohet për përdhunimin e nipit të tij, djalit të motrës, 8-vjeç. Në seancën e sotme në Gjykatën e Beratit, e cila u zhvillua rreth orës 15:45, Belul Kokollari mbërriti nën masa të rrepta sigurie, e për shkak të sensivitetin e çështjes, mediat nuk u lejuan që të merrnin pjesë. Në seancën e sotme, Elidon Hysenaj kërkoi 15 vite burg për Belul Kokollarin.
Kokollari akuzohet se ka përdhunuar nipin e tij 8-vjeç; më 4 Nëntor 2021 në banesën e tij në Malësinë e Madhe në Prizren, ku nipi kishte shkuar me pushime së bashku me nënën.
Abuzimi me të miturin kishte nisur në vitin 2020, ku për shkak të një konflikti pronësie që motra kishte me komshiun e saj, 45-vjeçari qëndronte shpesh herë në Berat. Konflikti i motrës me komshiun në muajin Gusht 2020 degardoi në përdorimin e dhunës dhe Kokallari u dënua asokohe me 4 muaj burg për plagosje me mjete të forta.

