Një person është gjetur i pajetë ditën e sotme në qytetin bregdetar. Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës “Jusuf Puka”, ku personi i vdekur është konstatuar brenda një makine tip “Fiat Brava”, me ngjyrë gri. Sipas Policisë, 39-vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale si dhe theksohet se në trup nuk ka pasur shenja dhune.
NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 10:35, në një automjet në lagjen nr. 3, është gjetur pa shenja jete shtetasi A. R., 39 vjeç, banues në Krujë, i cili paraprakisht dyshohet se e ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Nga këqyrja paraprake e trupit të 39-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor dhe ekspertët e mjekësisë ligjore, vijojnë punën për përcaktimin dhe dokumentimin ligjor të shkakut të vdekjes së 39-vjeçarit.

