Partia Popullore Evropiane miratoi njëzëri propozimin e Manolis Kefalogiannis për lirimin e menjëhershëm të kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin dhe mbrojtjen e pronave të minoritetit grek. Propozimi mori edhe mbështetjen e eurodeputetëve të Demokracisë së Re dhe asistencën e kryetarit të K.O. i EPP Manfred Weber dhe koordinatori në Komitetin e Punëve të Jashtme Michael Galler, raportojnë mediat greke.
Me amendamentin shprehet shqetësimi i thellë i Parlamentit Europian “për arrestimin e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Himarë, Fredi Belerit në prag të zgjedhjeve bashkiake në Shqipëri dhe vazhdimin e paraburgimit që cenon prezumimin e pafajësisë dhe e pengon atë nga marrja e detyrës si kryetar i zgjedhur”.
Gjithashtu në amendament theksohet se çështja konkrete “është e lidhur absolutisht, me respektimin e të drejtave themelore, me çështjen e pronësisë së minoritetit etnik grek në Bashkinë Himarë dhe akuzat për shpronësime të paligjshme nga autoritetet shqiptare”.
Amendamenti përkatës i është dorëzuar Raportit për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe do të votohet në seancën plenare të KE të martën e ardhshme, 11 korrik.
Ky amendament vjen pas takimit të Manolis Kefalogiannis me kryebashkiakun e paraburgosur të Himarës në burg.

