Një fuoristradë ka rënë në humnerë, ku raportohet se shoferi është në gjendje të rëndë shëndetësore. Aksidenti i rëndë ka ndodhur në njësinë Pult të Dukagjinit, konkretisht në fshatin Plan.
Burimet bëjnë me dije se shoferi Gjelosh Rushaj është në gjendje të rëndë shëndetësore. Drejt vendit te ngjarjes është nisur një helikopter. Ende nuk dihet se cili ka qenë shkaku i aksidentit të rëndë.

