Ditën e sotme, Policia e Shtetit kreu një kontroll të befasisshëm në banesën e Aleksandër Lahos, i njohur ndryshe me nofkën “Rrumi”. Kontrolli u krye pasi policia mori informacion se Laho ndodhej në banesë, mirëpo aksioni rezultoi pa sukses.
Policia kreu shoqërimin e vëllait të tij, Vullnet Muharremi, por më pas është lënë i lirë. Ndërsa gjatë aksionit është kapur një person me armë pa leje dhe është arrestuar.
Ai është në kërkim dhe ndaj tij ka dy urdhër-arreste, një nga Prokuroria e Durrësit dhe një nga SPAK. Rrumi është një personazh shumë i përfolur për lidhjet e tij me botën e krimit, ndërkohë që emri i tij u përmend edhe gjatë atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoji.

