Në kuadër të veprimeve për atentatin në Larushk ku humbi jetën Ramazan Sino dhe u plagosën 2 fëmijet e Gentian Bejtjas.
RENEA dhe FNSH kanë zbarkuar mëngjesin e sotëm në zonën e Tapizës dhe Niklës.
Burimet bëjnë me dije se në zonë kanë qenë më 2 furgonë të FNSH dhe 2 të RENEA. Sipas informacioneve paraprake janë shoqëruar disa persona.
Aksioni ka nisur rreth orës 6 të mëngjesit. Në kuadër të hetimeve për ngjarjen e rëndë të Ejten mbrëma u arrestua Valter Bami, të cilit i janë gjetur gjurmë baruti në duar por ai ka mohuar të ketë lidhje me atentatin

