Grurorja në Borizanë të Krujës që solli dhe sherrin e rëndë mes dy fiseve Rraja dhe Maja është mbyllur nga policia ditën e sotme. Mësohet se Policia sot i ka vënë shiritin gurores në pronësi të Xhelal Rrajës.
Shpërthimet me dinamit në gurore kanë sjellë dhe plasaritje dhe dëmtime në shtëpitë e qytetarëve të tjerë në fshatin Borizanë. Dhe për këtë fisi Maja ka bërë disa kallëzime në polici, por asnjë prej tyre nuk ishin marrë parasysh.
Për kallëzimet e bëra, fisi Rraja, mes të cilëve vëllai dhe djali i deputetit të dorëhequr socialist Rrahman Rraja kanë dhunuar me shkopinj bejsbolli dhe armë dy vëllezërit e fisit Maja. Forcat e policisë nga Tirana kanë bllokuar guroren, ndërsa prej mëngjesit të sotëm FNSH dhe RENEA po ushtrojnë kontrolle për kapjen e Rexhep dhe Xhelal Rrajës.

