Ish-mjeku i ekipit kombëtar të gjimnastikës amerikane, Larry Nassar, u godit me thikë disa herë në burg të dielën gjatë një zënke me një të burgosur tjetër. BBC raporton se ai ndodhet në spital, në gjendje të qëndrushme.
Nassar, 59 vjeç, u dënua deri në 175 vjet burg për ngacmim të gjimnastëve. Ai pësoi një kolaps në mushkëri pasi u godit me thikë dy herë në qafë, dy herë në shpinë dhe gjashtë herë në gjoks. Përveç tij, asnjë personel apo i burgosur tjetër nuk u lëndua në incident.
Nassar pranoi se kishte sulmuar seksualisht atletët ndërsa punonte me programin e Gjimnastikës në SHBA dhe Universitetin Shtetëror të Miçiganit, ku drejtonte një klinikë. Më shumë se 330 gra dhe vajza në USA Gymnastics dhe Michigan State University kanë akuzuar Nassar për abuzim seksual. Pas akuzave, Nassar u dënua deri në 175 vjet burg për abuzimin seksual të gjimnasteve të reja. Gjimnastet e abuzuara përfshijnë fituesen e medaljeve të artë olimpike Simone Biles, Aly Raisman dhe McKayla Maroney.

