Shuma e ofertës së kampionëve sauditë, Al-Ittihad për mesfushorin francez, Paul Pogba, është mahnitëse.
Al-Ittihad dëshiron të bëjë të sajin mesfushorin ndërkombëtar francez dhe ta bashkojë atë me bashkatdhetarët Karim Benzema dhe N’Golo Kanté dhe nuk është kursyer për ta bërë këtë.
Sipas “Sky Sports”, ai ka vënë në tavolinë një propozim prej 100 milionë euro për tre sezone për 30-vjeçarin, pra diçka rreth 33 milionë euro/sezon për lojtarin francez, i cili ka një kontratë të vlefshme me Juventusin deri në vitin 2026.

