Këshilli bashkiak i Elbasanit është konstituuar ditën e sotme. Në krye të këshillit është zgjedhur Lufti Lala, ndërkohë që nënkryetar u zgjodhën Enrieta Ferra nga Partia Socialiste dhe Zamir Muzhaqi nga PD-ja e vulës.
Pas konstituimit të këshillit bashkiak, është betuar dhe kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja. Gjatë betimit të Llatjas, ka ndërhyrë këshilltari i koalicionit “Bashkë fitojmë” Blendi Himçi, i cili konsideroi mandatin e tij të jashtigjshëm. Por kjo ndërhyrje solli debat mes këshilltarëve të tjerë.

