Victor Osimhen nuk do të shkojë askund! Pasi kontribuoi më së shumti në triumfin e kampionatit nga Napoli, nigeriani hyri në radarin e disa gjigantëve evropianë, me Paris Saint-Germain për shembull që ofron 100 milionë për të.
Megjithatë, në deklarata e Aurelio De Laurentiis, presidenti i Napolit, e bëri të qartë se do të duhej një propozim vërtet… astronomik për t’i dhënë Osimhén, duke i dhënë fund thashethemeve rreth të ardhmes së sulmuesit.
“E kam thënë edhe më parë, sezonin e ardhshëm Osimheni do ta veshë sërish fanelën e Napolit, kjo është e sigurt”,- tha fillimisht presidenti italian, duke shtuar: “Edhe nëse vjen një ofertë shumë më tepër se e kënaqshme, atëherë e dimë se do ta bëjmë. Do të dalim në treg dhe do të gjejmë talente të reja, siç bëmë me Victorin dhe Kvaratshelinë”.

