Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin është mbledhur ditën e sotme në orën 16:00. Rendi i ditës do të ketë shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dhënie autorizimi nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë dhe ushtrimin e kontrollit personal të banesës së deputetit Arben Ahmetaj.
Sipas urdhrit mbledhjen e këshillit do të jetë me dyer të mbyllura për shkak të sekretit hetimor.
Mirëpo, pak orë para nisjes së mbledhjes, avokatët e Ahmetajt kërkojnë shtyrjen e seancës për ditën e nesërme. Në dosjen prej 400 faqesh, parashtrohen të gjitha provat dhe akuzat kundrejt Ahmetajt. Telefoni i ish bashkëshortes së Ahmetajt, ishte ajo që zbërtheu mijëra mesazhe dhe telefonata që janë bërë dhe që prokuroria mbështet akuzat për të. Rezulton se nga data 21 korrik 2012 deri ne 10 tetor 2012, pra në gati tre muaj ka patur 138 komunikime telefonike dhe 3287 mesazh mes Ahmetaj dhe Mërtirit.
Prokuroria e Posaçme kundër korrupsionit në Shqipëri (SPAK) ka dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-ministrit të Financave dhe deputetit aktual të Partisë Socialiste, Arben Ahmetaj. Kërkesa mban datën 7 korrik dhe nënshkrimin e drejtuesit të SPAK, Altin Dumani.
SPAK thekson se kërkon autorizim nga Kuvendi i Shqipërisë, për arrestimin ose heqjen e lirisë dhe ushtrimin e kontrollit personal dhe të banesës së deputetit. Arben Ahmetaj akuzohet për “Mosdeklarim apo fshehje të pasurive”, “Korrupsion pasiv” si dhe “Pastrim parash”.

