Jonah Hill- in e takuam përmes filmave si Wolf of Wall Street, ku ai luajti partnerin e Leonardo Di Caprios dhe së fundmi te filmi “Don’t Look Up”. Aktori i lindur në Kaliforni ndoqi kolegjin në Nju Jork, ku studioi aktrim, vuri në skenë shfaqje dhe u takua me producentin dhe aktorin e filmit, Dustin Hoffman.
Mirëpo orët e fundit emri i tij ka qenë në lajme, për shkak të zbulimeve të ish-partneres për sjelljet toksike që ka pasur gjatë lidhjes së tyre. Sarah Brady, një sërfiste, publikoi bisedat në internet që kishte bërë me aktorin kur ata ishin çift, në të cilat ai kërkon nga ajo të ndryshojë fotot dhe të fshijë ato që i duken provokuese.
Në mesazhe, aktori përshkruan disa kufij të rreptë, duke përfshirë kufizime në atë se çfarë mund të veshë, postojë dhe të bëjë partnerja e tij në jetën e saj shoqërore. Në fakt, ai i kërkon asaj të ndalojë modelingun, të postojë rroba banje dhe të mos ketë miqësi me burra dhe gra të caktuara.
“Nëse keni nevojë të bëni sërf me burra, të keni marrëdhënie të papërshtatshme dhe të pandalshme me burra, të postoni foto me rroba banje dhe poza sensuale, të keni miqësi me gra ‘të paqëndrueshme’ nga e kaluara juaj ose një kafe ose diçka tjetër që nuk është e respektueshme, atëherë unë nuk jam partneri i duhur për ju. Nëse këto gjëra të bëjnë të lumtur, unë jam për këtë dhe nuk do të mbaj mëri ndaj teje. Këto janë kufijtë e mi për lidhje romantike” thuhet konkretisht në një mesazh të aktorit.




