Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti në segmentin rrugor Vlorë-Fier.
Makina tip “Benz” me targa AA859EV, është përplasur me një makinë që merret me mirëmbajtjen e rrugëve, e cila ishte e parkuar,ku ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i makinës tip “Benz”, si dhe pasagjeri që udhëtonte me të.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes por dy të plagosurit ndodhen në gjendje kritike në spital.//sosnews.al
