Samir Hadanovic, i cili ka luajtur për zikaltrit nga viti 2012, tashmë zyrtarisht nuk është pjesë e Interit.
Ky vendim i dha fund skenarëve për rinovimin e kontratës së portierit slloven me Interin, i cili në 11 vitet e pranisë së tij në Milano fitoi një kampionat italian, dy kupa dhe dy superkupa. Përveç kësaj, ai do të hyjë në historinë e Interit, pasi u bë i huaji i dytë, pas Javier Zanettit, me më shumë ndeshje me fanelën zikaltër.
Interi pritet të hyjë në merkato, pasi pritet të ‘humbasë’ edhe portierin Andre Onana, i cili pritet të udhëtojë drejt Mançesterit për të përfunduar transferimin te United.


