Ditën e sotme Policia e Shtetit ka ushtruar kontrolle në banesën e Valter Bamit të arrestuar si i dyshuar në vrasjen e kunatit të Gentjan Bejtjes, Ramazan Sinos, në Larushk. Nga kontrollet në banesën e tij në Fushë Krujë u gjetën sende me vlerë.
Kontrollet u kryen në lidhje me gjetjen e armës të cilën ai pretendon se e ka me leje.

