Apeli i GJKKO-së ka lënë në burg ish-kryebashkiakun Safet Gjicin, dhe në “arrest shtëpie” Alma Kaçin. Safet Gjici doli sot para Apelit të GJKKO-së, ku kërkoi masë më të lehtë sigurie se ajo “arrest me burg”. Edhe Alma kërkoi ndryshimin e masës “arrest shtëpie”. Kjo e fundit filmoi Gjicin teksa po kryenin marrëdhënie seksuale, në zyrën e Bashkisë së Kukësit.
Safet Gjici u vu në pranga për “korrupsion pasiv”, pasi dyshohet se ka favorizuar Alma Kaçin, duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet. Vetë 40-vjeçarja ka pranuar se donte nga Gjici tenderin e qenve, ndërsa ish-kryebashkiaku ka thënë se nuk e ka shkelur ligjin.
Të dy kanë pretenduar se kishin një lidhje intime me njëri-tjetrin, përpara se të flisnin në zyrën e shtetit për tender e favorizime dhe pasi kishin kryer marrëdhënie seksuale.

