Kina është një në ndër shtetet që është prekur nga vala e nxehtësisë që ka përfshirë gjithë botën. Mediat e huaja raportojnë se Kina ka regjistruar temperatura deri në 52.2C (126F) në Sanbao, provincën Xinjiang që është 1.7C (3F) më e lartë se rekordi i mëparshëm.
Rekordi vjen vetëm gjashtë muaj pasi Kina pati rënie të temperaturave në më shumë se minus 50C. Qendra Kombëtare Meteorologjike e vendit konfirmoi se rekordi i mëparshëm prej -52.3C, i vendosur në vitin 1969, ishte regjistruar në Mohe, Kinën veriore.
Ndërkohë këtë javë, Shtetet e Bashkuara dhe Kina po kërkojnë të rindezin përpjekjet për të luftuar ngrohjen globale, me të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për klimën, John Kerry në Pekin, i cili pritet të zhvillojë bisedime me homologun e tij kinez Xie Zhenhua.

