Ministri i ri i Brendshëm Taulant Balla ka kërkuar arrestimin e vëllait dhe djalit të ish-deputetit socialist Rrahman Rraja për dhunën në Krujë. Në një konferencë për mediat, pasi mori detyrën, Balla ka deklaruar se ajo skenë nuk duhet që të ndodh më. Ndërkohë që theksoi se policia nuk mund të bëhet krah me të fortin dhe të godasin të qytetarët.
“Në takimin e parë që kam zhvilluar me drejtorin e përgjithshëm dhe të Tiranës kërkesa ime e parë ishte arrestimi i vëllait dhe djalit të ish deputetit të fushë Krujës, i cili është miku dhe ish kolegu im Rrahman Rraja. Ai u vetëndëshkua moralisht por policia ende nuk ka bërë detyrën e saj për të ndëshkuar dy individët që kanë vendin para drejtësisë një orë e më parë. Ajo skenë në Fushë Krujë nuk duhet që të përsëritet më. Shkaqet e atij dështimi janë ende aty, sot kanë marrë detyrën drejtuesit e rinj. Qytetarët janë arsyeja se përse ekziston policia. Polica nuk mund të bëhet krah me të fortin dhe të dënojë të dobtin. Në çdo komunitet, duhet të ketë polici të fortë,” tha Balla.

