Tre makina kanë marrë flakë mëngjesin e sotëm në Vlorë. Mësohet se fillimisht kanë marrë flakë dy makina të parkuara pranë njëra-tjetrës.
Ndërkohë që makina e tretë është djegur pjesërisht. Nuk dihet nëse zjarri është vënë i qëllimshëm. Por ndërhyrja e zjarrfikëses bëri që flakët të mos përhapen në makinat e tjera të parkuara aty pranë.

