Pronari i një prej makinave të djegura në Vlorë ka deklaruar se nuk ka asnjë dyshim se kush mund ta ketë vendosur zjarrin. Duke folur për Abcnews, Nerizan Hoxha ka deklaruar se nuk ka asnjë dyshim, ndërkohë që pret nga policia që të gjejnë autorin.
“Unë punoj në ndërtim. Kam parkuar si çdo natë këtu. Nuk kam asnjë dyshim. S’e di pse më është bërë kjo gjë. Shpresoj që policia ta gjejë personin”, tha ai.
Zjarri në makinat është vendosur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen ‘Pavarësia’. Fillimisht zjarri u vendos në një makinë tip Ford, ndërkohë që më pas u përhap duke përfshirë një Volkswagen dhe një Ford tjetër.

