Një ngjarje e rëndë është shënuar pak minuta më parë në dalje të qytetit të Elbasaniz. Mësohet se është qëlluar me armë ndaj një personi i cili ka humbur jetën. Sipas Policise viktima është Edmond Hyka i njohur si biznesmen në qytet por dhe pronar i një kompanie taksish dhe rrjeti karburantesh. Ngjarja ka ndodhur në aksin Librazhd-Elbasan ndërsa policia është nisur drejt vendgjarjes.

