Gjykata e Posaçme ka firmosur urdhërarrest për dy biznesmenët, Ergys Agasi dhe Ermal Beqirin. Gjithashtu është firmosur një masë sigurie “arrest në shtëpi” për drejtuesen e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, me kërkesë të SPAK. Mesohet se masat jane leshuar per llogari te nje hetimi te SPAK mbi 14 tendere te paracaktuar nga AKSHI.

Mirlinda Karçanaj u paraqit më 3 dhjetor në Prokurorinë e Posaçme në kuadër të një hetimi për abuzime me tenderat e zhvilluar nga institucioni që ajo drejton. • Ndërsa në banesa dhe zyrat e biznesit të Ergys Agasit janë kontrolluar me urdhër të SPAK në muajin qershor. • Ndërkohë mëngjesin e sotëm, dy skuadra me agjentë të BKH-së, shoqëruar dhe nga patrulla të policisë së Shtetit, zbarkuan në ambientet në pronësi te biznesmenit. • Bëhet fjalë për kontrollin e 4 vendeve, banesave në Durrës e Tiranë, si dhe bizneset që zotërohen Ergys Agasi. • Përveç masave për Agasin, Karçanaj dhe Beqirin, GJKKO ka dhënë disa masa edhe për zyrtarë të KVO-ve në AKSH dhe për disa anëtarë të shqyrtimit të Ankesa. • Prokuroria e posaçme prej gati një viti po hetonte procedurat e 12 tenderave, që dyshohet se janë bërë në shkelje. • Ndërkohë personat e përmendur më sipër, por dhe zyrtarë të tjerë, për të cilët është dhënë masa, por që ende nuk dihen emrat e tyre, akuzohen për shkelje barazisë në tendera, korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash.
