Një shtetas Italian është arrestuar nga policia e Tiranës me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.
Ciro Dentice, 50 vjeç, banues në Tiranë është arrestuar pasi autoritetet në Trieste, Itali, e kanë dënuar me 5 vjet e 2 muaj burg, për veprat penale “Shkelja e ligjit mbi Drogat, Kokainë”, “Pastrim Parash”, “Fallsifikim’’, “Armëmbajtje pa leje”.Atij i kanë mbetur për të vuajtur 3 vjet, 3 muaj e 7 ditë burg.
Gjithashtu policia arrestoi me qëllim ekstradimi në Itali dhe Lefter Lamaj, 49 vjeç, banues në Vlorë.
49-vjeçari është i dënuar me burg pasi akuzohet nga gjykata Italiane për pjesmarrje në organizatë kriminale si dhe shfrytëzim prostitucioni.//sosnews.al

