Prokuroria për Krime të Rënda ka lëshuar tre urdhër- arreste për ish zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit. Mësohet se ata dyshohen si të përfshirë në dosjen ‘Tahiri’ për trafikun e narkotikëve.Mes emrave që pritet të arrestohen është edhe ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Cela.

Ndërkohë fletë-arresti ka edhe për Sokol Boden, shefin e policisë kufitare në Dhërmi.Prej kohësh ai akuzohej nga opozita si i përfshirë në trafikun e narkotikëve madje në disa foto të publikuara ai shfaqet pranë Mosi Habilajt i dyshuar si kreu i grupit të trafikantëve.Bode ka punuar edhe në Shkodër si shef krimesh.

Zyrtari tjetër i lartë i policisë që pritet të arrestohet është Gjergj Kohila, shefi i krimit të organizuar në Policinë e Vlorës.

Mësohet se organi i akuzës kërkon arrestimin e këtyre tre ish oficerëve të cilët dyshohen si bashkëpunëtorë në trafikun e kanabisit mes Shqipërisë dhe Italisë.Nga ana tjetër organi i akuzës ka nën hetim ish ministrin e brendshëm Saimir Tahiri.Përgjimet e palës Italiane për dosjen Habilaj nxjerrin emrin e Saimir Tahirit që përmendet nga trafikantët.

