Ngjarja e tre ditëve më parë ku makina e një administratori të një pike inerte u shaktërrua plotësisht nga eksplozivi mbetet ende pa autor.
Pavarësisht se ngjarja është vlerësuar me seriozitetin maksimal nga sektori i krimeve të rënda në Policinë e Qarkut Tiranë , nuk është arritur të përftohen informacione të velfshme për identifikimin dhe kapjen e kriminelëve.
Ngjarja ndodhi në orën 09:45 të datës 30 Nëntor 2017, në rrugën dytësore pranë Liqenit të Thatë, kur mjeti një “Volkswagen”, me targa AA 946 EF, në pronësi të Ndok Rajta, administratorit të një biznesi shpërtheu duke shkaktuar dëme dhe zonë.
Sipas të dhënave mësohet se mjeti ishte parkuar vetëm pak minuta para se të shpërthente dhe eksplozivi i llojit C4 dyshohet të jetë telekomanduar në distancë.

Sosnews sjellë foto të biznesmenit Rajta i cili tashmë bashkë me familjen janë marrë nën mbrojtje nga Policia e Kamzës ku dhe kanë banesën.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja të jetë një mesazh paralajmërues për Rajtën ndërsa ky i fundit megjithë dëshminë e dhënë nuk ka specifikuar një emër konkret si të dyshuar për C4./sosnews.al
