Dita ditës po faktohet se shqipëria është një vend tranzit i trafikimit të drograve të forta.
2.4 kg heroinë është kapur të dielën në portin e Barit nga guarda di finanza në një kamion që sapo kishte zbarkuar në port.
Sipas autoriteteve italiane sasia e heroinës e ndarë në 5 pako ishte fshehur poshte sediljes së shoferit të trailerit i cili u arrestua.
Ai është një 50 vjeçar identiteti i të cilit nuk bëhet me dije.
Mjeti i tonazhit të rëndë dyshohet të jetë nisur nga porti i Durrësit ndërsa në rast së sasia e heroinës do të hidhej në treg përfitimet do të ishin qindra mijëra euro.
Guarda Di Finanza thotë se dyshohet se ky rast është pjesë e një grupi më të gjërë trafikantësh./sosnews.al
