Policia e Elbasanit prangosi Benik Çapjan të kërkuar nga Italia për pjesëmarrje në organizata kriminale dhe trafik droge në sasi të mëdha.
Sipas bluve 40 vjeçari përdorte edhe emrat Besnik Bylyku dhe Kliton Prifti.
Çapja u arrestua në një pikë lloto në rrugën “Rinia” në lagjen “Visarion Xhuvani” të Elbasanit pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma me 28 nëntor 2017.
Autoritetet Gjyqësore në Torino, e kishin dënuar me 6 vjet e 4 muaj burgim, për “Pjesëmarrje në Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.
Gjatë periudhës qershor 2011 deri në nëntor 2011, në Torino, Çapja ka qenë pjesë e një grupi criminal I cili trafikonte sas të mëdha të kokainës.
