Koflikti për motive të dobëta ka çuar në plagosjen e një pronari të një lokali në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë nga klienti i tij.
Sipas policisë 51-vjeçari me inicialet D.C. ka marrë një plagë në këmbë kur u përfshi në një zënkë me një klient 46 – vjeçar, me iniciale E.V. në lokalin e tij.
I plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.Policia pas identifikimit të autorit po punon për arrestimin e tij.//sosnews.al
