Në një kohë që vendi përballet me situata nga më absurdet që nga mungesa e energjisë elektrike e deri te përmbytjet e pas tyre mungesa e ujit, korporata elektroenergjitike harxhon qindra milionë lekë për veshje pune.
Sipas agjensisë së prokurorimit publik kjo korporatë pret oferta për këto “ veshje pune” ndërsa fondi limit kap shifra marramendëse, plot 13,392,000 (trembëdhjetë milion e treqind e nëntëdhjetë e dy mijë) lekë.

Të gjithë qytetarët janë dëshmitarë që pas përmbytjeve të ditëve të fundit me dhjetra lagje të Tiranës mbetën pa energji elektrike ndërsa u deshwn ditw qw situate tw normalizohej. Nga ana tjetwr kaskadat e hidrocentralet prej vitesh vuajnë mungesën e investimeve.
E sikur mos të mjaftonin këto probleme të cilat vijojnë të rëndojnë në xhepat e taksapaguesve, KESH ka kohë të merret me veshjet e punës e fondi i i numrave të përkthyer në lekë prej tyre është i vështirë për tu lexuar.
