Rinas- Zjarri përfshiu para pak minutash një automjet pranë aeroportit duke shkaktuar panik tek stafi i sigurisë.
Sipas të dhënave paraprake mësohet sipasojë e një defekti teknik mjeti tip benz me targë AA 649 DZ është përfshirë nga flakët duke u djegur tërësisht.
Ngjarja ka ndodhur pak metra larg rreth rrotullimit të Rinasit pranë monumentit Nënë Tereza.
Pronari I mjetit me inicialet A.K ka arritur të largohet në kohë nga mjeti pa marrë dëmtime, ndërsa ndërhyrja e shërbimit zjarrëfikës nuk ka mundur dot të shpëtoj mjetin nga djegia. sosnews

