Një 80- vjeçar është gjetur i pajetë ditën e sotme në një kanal uji në Fier në aksin rrugor Fier- Seman, pranë vendit të quajtur “Qenas”.
Sipas policisë trupi i pajetë i 80- vjeçarit me inicialet A.D është gjetur rreth orës 10:00 të paradites të sotme, ndërsa gjatë këqyrjes së trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Policia e Fierit po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.//sosnews.al
