Rreth 138 kilogramë kanabis janë sekuestruar të fshehur në 7 çanta dhe e ndarë në disa pako.
Droga u gjet ditën e sotme në kufirin shqiptaro-grek, në zonën pyjore të Xrisorahit, pranë Janinës.
Gjithashtu nga operacioni është sekuestruar edhe 1 armë zjarri automatike, e llojit “Kallashnikov” me dy krehra me 20 fishekë, si dhe 528 fishekë të kalibrit 7.62mm.
Ende nuk dihen nëse ka të arrestuar se të shpallur në kërkim por policia po vazhdon kërkimet në këtë zonë.
Sipas autoriteteve greke,droga dyshohet se ishte nisur nga territori shqiptar.//sosnews.al
