Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën “Konferenca e Pezëz” në zonën Misto Mame në Tiranë.
Një makinë me targa AA200PX,me drejtues 24 vjeçarin Enjo Dani,ka përplasur një grua që po kalonte rrugën.Sipas policisë e aksidentuara me inicialet E.B, rreth 40 vjeç, ndodhet në spitain e Traumës në gjendje të rëndë.
Policia ka shkuar në vendgjarje ku ka bërë të mundur dhe ndalimin e shoferit të makinës.//sosnews.al


