Një plagosje me armë zjarri ndodhi gjatë mesditës në zonën e Institutit, në Tiranë. Një person u plagos me armë zjarri.
Sipas policisë nga të shtënat mbeti i plagosur Korab Peposhi, rreth 40 vjeç, me origjinë nga Kukësi, ndërsa u dëgjuan mbi 7 krisma.
Nga informacionet e para, dyshohet se të shtënat kanë ardhur pas një konflikti të çastit. Policia e cila mbërriti në vendngjarje tha se në kërkim u shpall një person me inicialet A.Rushi
