Një ndërtim pa leje që po kryhej në një lokal të një punonjësi police është bërë shkak për arrestime dhe shkarkime të shumta në rradhët e policisë dhe inspektoriati të m brojtjes së territorit të kryeqytetit.
Arrestuar :
1. Roland Skënderi, 40 vjeç, banues në Tiranë , me detyrë oficer policie për Krimet, në Komisariati i Policisë nr.2-Tiranë.
2. Shyqyri Gega, 50 vjeç, banues në Tiranë, me profesion Inxhinier Gjeolog, i punësuar si Inspektor i lartë tek IMT Bashkia Tiranë.
Në vëndin e quajtur rr. Muhamet Gjollesha, pallati ML, shtetasi Roland Skënderi ka kryer ndërtim pa lejen e organeve kopetente konkretisht një lokal bar kafe.
Sa më sipër nga ana e Inspektorit të Inspektoriatit Mbrojtjes së Territorit, edhe pse morrën dijeni për këtë ndërtim pa leje nuk kanë nxjerr vendim për prishjen e tij por e kanë lejuar duke u mjaftuar me pezullim të punimeve dhe pa njoftuar policinë e shtetit për ndërtimin pa leje ku kanë sjellë pasoja ndaj interesave të ligjshme të shtetasve (banorëve të pallatit), në kundërshtim me ligjet në fuqi.
Masat administrative për oficerët e policisë:
Shkarkim nga detyra për shefin e Komisariatit të Policisë nr.2 Tiranë Ylli Doda.
1. U shkarkua nga detyra dhe ka filluar hetimi disiplinor për Shefin e policimit në komunitet, pranë komisariatit nr.2-Tiranë.
2. U shkarkua nga detyra dhe ka filluar hetimi disiplinor për Specialistin e policisë kriminale (që mbulon zonën), pranë komisariatit nr.2-Tiranë.
3. U shkarkua nga detyra dhe filloi hetimi disiplinor për Specialistin e policisë së rendit (që mbulon zonën), pranë komisariatit nr.2-Tiranë
Po në lidhje me këtë ndërtim pa leje nga (SH.Ç.B.A) janë kryer veprime proçeduriale penale mbi dyshimet për implikim të punonjsëve të policisë pranë Komisariatit nr.2, Tiranë, të cilët kanë marre dieni apo nuk kanë kryer detyrat funksionale sipas proçedurave standarte për ndrtimet pa leje.
/sosnews

