Në Gjykatën e Krimeve të Rënda është zhvilluar sot seanca për dosjen “Lazarati”.
Njëri prej të arrestuarve nga policia në 2014 në Lazarat, Albjon Aliko, ka lëshuar akuza të rënda në drejtim të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri në seancën e sotme.
Aliko është shprehur –“Policia e Shtetit e nxori me blinda drogën nga Lazarati në 2014 dhe ua shiste trafikantëve. Këtë e bënë banditët e Saimir Tahirit. Ne na kanë sulmuar dhe nxjerrë në kërkim si fis sa erdhi në pushtet PS”
Të arrestuar për dosjen “Lazarati” janë Arbjon Aliko i dënuar 13 vite;Gurgaz Skënderi i dënuar 11 vite;Enrik Skënderi i dënuar 10 vite;Alfred Proko i dënuar 10 vite si dhe Beqo Brahimi i dënuar me 8 burg.//sosnews.al

