Saimir Çullhaj i arrestuar nga policia për tentativën e trafikimit të 3 automatikëve kallashnikov nëpërmjet postës drejt Londrës, ka dalë para Gjykatës së Krimeve të Rënda.
I pyetur nga Gjyqtari Bib Ndreca , i pandehuri ka mohuar akuzat duke u shprehur se për paketimin e armëvë dhe gjithçka tjetër është përgjegjës komshiu i tij Neritan Faria i shpallur tashmë në kërkim.
32 vjeçari deklaroi se i është kërkuar nga Faria që ta ndihmonte për të transportuar me makinë 3 pakot dhe për ti dërguar në një kompani shërbimi postar privat.
Në 3 pakot të cilat peshonin secila rreth 4.5 kilogram janë shënuar si dërgues emrat e dy të moshuarve Vangjel Tota, dhe Pajtim Rexhepi, që nuk kanë patur asnjë dijeni për përdorimin e emrit të tyre.

Pritës të armëve do të ishin 3 shtetas britanikë emrat e të cilëve janë shënuar në pako, 2 prej të cilëve jetojnë në Bedford dhe i treti në Watford. Njëri prej shtetasve britanik pritës është identifkuar si Laurent Cloe , ndërsa të 3 pritësit ka rezultuar se kanë të njëjtin numër kontakti.
Gjyqtari Ndreca e ka konsideruar të paligjshëm arrestimin në flagrancë ndaj Çullhajt pasi nuk ekzistojnë sipas tij kushtet e flagrancës ndërsa ka vendosur që ai të qëndroj në burg me qëllim thellimin e hetimit nga organi i akuzës pasi provohet se ai ëhstë bashkë dorëzues i pakove në postë.
Prokuroria e Krimeve të Rënda po bashkëpunon ngushtësisht me autoritet Britanike me qëllim zbardhjen e plotë të trafikimit të kallshnikovëve dhe qëllimin final të përdorimit të tyre.
/sosnews

