Prej disa ditësh policia e kryeqytetit është vënë në kërkim të këtij personi që shihni në foto, në lidhje me ekzekutimin mafioz të Emiljano Boçit.
Një burim i sigurt i tha sosnews se personi në foto kërkohet të merret në pyetje lidhur me ngjarjen e rëndë të 14 janarit, ku u vra Emiljano Boçi dhe u plagos miku i tij.
Vrasja e 32 vjeçarit në rrugën “Shefqet Musarai” është ende pa autor ndërsa blutë e kryeqytetit kanë parë lëvizjet e këtij të riu pak minuta para vrasjes.
Ndonëse nuk mund të thuhet se personi që shihni në foto, identiteti i të cilit nuk dihet nga policia mund të jetë i përfshirë në ekzekutimin e 32 vjeçarit, blutë ende nuk kanë rënë në gjurmët e tij.
Policia ka në dorë disa kamera sigurie në të cilat duket automjeti i Emiljano Boçit teksa lëviz në drejtim të restorantit pranë zonës ku banonte. Në një moment kur automjeti tip Range Rover ndalon personi që shihni në foto afrohet pranë makinës. Këtu Emiljano Boçi takohet me disa të njohur dhe i dyshuari largohet.

Por veç kësaj ky person rezulton dhe në kamera të tjera sigurie të cilat kanë në dorë blutë e kryeqytetit.Lëvizjet e tij janë të dyshimta për policinë ndaj dhe kërkohet marrja e tij në pyetje.
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e personit që shihni në foto. Kushdo që ka informacion është i lutur të kontaktojë sektorin e krimeve të rënda në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ose të telefonojë në numrin pa pagese 112. Anonimati është i garantuar.// SOSNEWS
