Ne shqiperi kemi degjuar shpesh qe gjykatat jane modeli i “përkryer” i korrupsionit por qe te kthehen ne burim konfliktesh mes paleve ne nje kohe qe ti zgjidhin ato, eshte e tepert.
E tille eshte historia e nje qytetari nga Fushe Kruja te cilit gjykata administrative po i merr ate qe i takon.
Shpendi Miri disponon nje toke are ne Kruje prej 1450 metrash katrore. Sipas dokumentave ai e disponon kete toke me certifikate pronësie te leshuar nga Zyra e regjistrimit te pasurive te paluajtshme ne Kruje.

Deri me ketu gjithçka sipas ligjit por në momentin që dikush kërkon pronën tënde të cilën e ke të trashëguar, ka nga ata që tentojnë ta marrin nëse u duhet.Edhe kjo me ndihmën e gjykatave.
Në vitin 2015 Shpendi Mirit i mbërrin në shtëpi një padi sipas së cilës tokën që ai e disponon me dokumenta e kërkon dikush tjetër. Për rastin bëhet fjalë për një biznesmen në zonën e Krujës ndërkohë që Miri në kushtet e varfërisë përfaqësohet nga mbrojtja falas e ndihmës juridike në ministrinë e drejtësisë.
Gjykata e shkallës së parë në Krujë vendos pranimin e padisë duke i hequr paligjërisht tokën Mirit por në vitin 2016 Gjykata e apelit në Tiranë vendos të drejtën në vend duke ia kthyer atë pronarit të ligjshëm, Mirit.

Në argumentimin e saj gjykata e apelit shprehet se gjykata e shkallës së parë ka vepruar nw kundërshtim me ligjin pasi paditësi ndonëse ka kërkuar rikthimin e tokës në emrin e tij kjo kërkesë është të kërkosh të legjitimosh një posedim të paligjshëm.
Sipas Apelit paditësi është munduar gjithnjë të gjejë hapësira ligjore për ta kaluar pronësinë mbi të por të gjitha vendimet nuk mund ta sjellin këtë pasojë pasi bie në kundërshtim të hapur me të gjitha mënyrat e parashikuara nga ligji për shitblerjen e pasurive të paluajtshme dhe regjistrimit të tyre.

Që prej kësaj kohe me vendim të formës së prerë Shpendi Miri është pronar i ligjshëm i tokës.
Por historia nuk mbaron këtu.
Paditësi vijon përçapjet e tij të gjejë alternativa të tjera, hapësira të tjera ligjore që prona ti kalojë sërish atij. Edhe kësaj here në kundërshtim të hapur me ligjin siç thuhet në vendimin e gjykatës së apelit.
Në vitin 2017 Shpendi Mirit i mbërrin një tjetër Padi. Kësaj here në gjykatën administrative.

Kërkesa është e njëjta. Që Shpendi Mirit ti hiqet e drejta e pronësise dhe ti kalojë paditësit pa asnjë baze ligjore. Por ajo që vihet re është se gjykata administrative që prej vitit 2017 mban peng një cështje për të cilën ka vendim gjyqësor të formës së prerë në gjykatën e apelit.
Gjyqtarja kryesuese me emrin Elvana Çiçolli në vend që të vendosë për një dosje të mbyllur, zgjat peripecitë të cilat sipas Mirit janë korruptive. E vetmja zgjidhje për të është denoncimi në media.

Krahas kësaj ligji parashikon që kundër vendimit të gjykatës së apelit cështja mund të zgjidhet në gjykatën e lartë por në një kohë që reforma në drejtësi ka bërë që trupat gjyqësore të mos plotësohen, ata që e pësojnë janë qytetarët. Për këtë Shpendi Miri iu drejtua dhe ministrisë së drejtësisë, zyrës për ndihmë juridike falas në kushtet që ai nuk mund të paguajë një avokat.
Edhe sipas kësaj zyre kundër vendimit të gjykatës së apelit lejohet rekurs në Gjykatën e lartë por paditësi nuk ka bërë diçka të tillë duke qenë në kundërshtim me ligjin.

Edhe pse është bërë kërkesë në gjykatën administrative, zyra juridike e ministrisë së drejtësisë shprehet se ndonëse objekti i gjykimit është i njëjtë me atë të vendimit të apelit, administrativja me kryesuese Çiçollin nuk e marrë parasysh.
Pyetjet që ngrihen janë disa por kryesorja është. Si mundet që gjykata administrative e ngritur për ti dhënë zgjidhje sa më të shpejtë qytetarëve dhe problemeve të tyre zvarrit një cështje për të cilën ka nje vendim te formes se prere? sosnews.al

