Gjergj Cukali,i njohur si i forti i rrugës ”Myslym Shyri”,është arrestuar sërish nga blutë e kryeqytetit.
Sipas policisë,Cukali,ka thyer masën arrest shtëpie dhe u arrestua gjatë ditës së djeshme në zonën e ish-ekspozitës në Tiranë.
Gjykata ka dhënë masën “Arrest Shtëpie” për Gjergj Cukalin, pasi në vitin 2016 është arrestuar si drejtues i një grupi që shpërndante kokainë në Tiranë. Megjithëse një person i rrezikshëm, i dënuar për pengmarrje dhe armëmbajtje pa leje, gjykata e ka lënë në arrest shtëpie Cukalin, ndërkohë që vendimi i formës së prerë ende nuk është dhënë.
Pas thyerjes së masës së arrestit, Cukali rrezikon deri në 4 vite burg.//sosnews.al
